AKTORËT: Ulaş Tuna Astepe, Deniz Baysal, Burak Yörük, Ava Yaman
TAŞACAK BU DENİZ – SEZONI 2
Pas ngjarjeve dramatike të finales, lufta mes familjeve Koçari dhe Furtuna hyn në një kapitull edhe më të rrezikshëm. Adil përballet me Timur Volkov, ndërsa armiqtë që duken të ndarë fillojnë të zbulojnë lidhjet mes tyre. Nga ana tjetër, Şerif Furtuna vazhdon të lëvizë fijet e lojës edhe nga burgu.
Në qendër të historisë mbeten Adil dhe Esme. Tashmë Esme mban mbi supe përgjegjësinë e familjes Furtuna, ndërsa të dy duhet të mbrojnë njerëzit e tyre dhe njëkohësisht të mos humbasin njëri-tjetrin.
Nga malet e Koçarëve te Deti i Zi, e deri në Rusi, sezoni i dytë zgjeron konfliktin dhe i detyron personazhet të zgjedhin se në cilën anë do të qëndrojnë. Për Adilin, Esmen dhe Elenin, zgjedhja mbetet familja për të cilën kanë luftuar prej njëzet vitesh.



