Aktorët: İlhan Şen, Biran Damla Yılmaz, Yurdaer Okur, Mustafa Yıldıran, Ezgi Tombul
Në sezonin e dytë të Halef: Köklerin Çağrısı, historia e Serhat dhe Yıldız merr një kthesë të papritur. Pas një aksidenti, Yıldız humbet kujtesën dhe nis një jetë të re si Serra, pa kujtime nga e shkuara dhe nga dashuria që e lidhte me Serhatin.
I vendosur ta gjejë dhe ta fitojë përsëri gruan që dashuron, Serhat përballet me një betejë shumë më të vështirë se më parë. Ndërsa mes tyre e shkuara kërkon të rikthehet, sekretet familjare, hesapet e pambyllura dhe lufta për pushtet krijojnë aleanca dhe konflikte të reja.
Me hyrjen e personazheve të rinj, rrënjët, familja, fati dhe dashuria përplasen përsëri në një histori ku Serhat dhe Yıldız duhet të zbulojnë nëse një dashuri mund të mbijetojë edhe kur kujtimet janë zhdukur.



