Aşk ve Taht/ Dashuri dhe Fron

Histori, Drame

Aşk ve Taht titra shqip

Aktoret: Akın Akınözü, Merjem Šiljak, Simay Barlas, Ayça Bingöl

Sinopsis

Aşk ve Taht na çon në një nga periudhat më të trazuara të Shtetit Selxhuk të Anadollit dhe ndjek rrugëtimin e Sulltan Alaeddin Keykubat, nga errësira e burgut drejt fronit.

Pas tetë vitesh robëri, Alaeddini del nga zindani dhe gjendet në qendër të një lufte të pamëshirshme për pushtet. Përballë tij qëndrojnë rivalë të fronit, armiq të fshehtë, përplasje brenda dinastisë dhe intriga që shtrihen deri në korridoret e pallatit.

Por rruga e tij kryqëzohet edhe me Destinën, princeshën e Kalonoros (Alanyas), vajzën dhe trashëgimtaren e Kir Vardit. Ajo është luftëtare, diplomate dhe ushqen zemërim ndaj Selxhukëve. Përballja mes Alaeddinit dhe Destinës nis nga dy kampe kundërshtare, por gradualisht shndërrohet në një histori dashurie që vendos përballë njëra-tjetrës ndjenjat, pushtetin dhe detyrën.

Nga Pallati i Konias te muret e Alanyas dhe fushëbetejat e Anadollit, seriali ndërthur luftën për fronin, aleancat, tradhtinë, intrigat e haremit dhe një dashuri që lind mes armiqësisë.

Zbuloni më tepër nga

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin