Për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në disa akse kryesore në Durrës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, janë bllokuar Unaza e qytetit, mbikalimi i Shkozetit, segmenti rrugor “Martin Camaj” në drejtim të Plepave, si dhe aksi Kavajë–Durrës.
Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të shmangin këto segmente dhe të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e situatës.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe strukturat e tjera përgjegjëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, menaxhimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit normal.





