Tre vajza në Fier fusin shoqen në mes dhe ato që bënë i filmuan (Video)

Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat.

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në qytetin e Fierit, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje brenda një banese.

Sipas pamjeve të publikuara, e mitura shihet teksa goditet nga vajzat e tjera, ndërsa njëra prej tyre filmon ngjarjen dhe dëgjohet duke i nxitur të vazhdojnë.

Rasti është denoncuar në Policinë e Fierit, e cila ka nisur veprimet për identifikimin e personave të përfshirë dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së dhunimit të një 17-vjeçareje, duke sqaruar se ngjarja ishte denoncuar dhe proceduar që në muajin qershor, menjëherë pasi viktima u paraqit në komisariat.

Sipas Policisë, më 8 qershor 2026, 17-vjeçarja, e shoqëruar nga nëna e saj, kallëzoi se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15-vjeçare.

Pas denoncimit, strukturat e Policisë së Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë, kryen veprimet hetimore dhe shoqëruan në komisariat 19-vjeçaren dhe dy të miturat, të cilat pranuan se kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëmoshatares së tyre për motive të dobëta.

Më 9 qershor, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të tre të dyshuarave.

Policia bën të ditur gjithashtu se më 28 qershor është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira në ngjarje, por për një rast tjetër. Sipas njoftimit, arrestimi u krye pasi nëna e saj e kallëzoi se ishte dhunuar fizikisht nga vajza.

Pas procedurave përkatëse dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja u dërgua për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Adoleshentet dhunuan shoqen, e ëma tregon çfarë ndodhi në shtëpinë ku u bë video

Ngjarja e Fierit ku 3 vajza futën në një banesë shoqen e tyre dhe e rrahën dhunshëm duke filmuar skenën, ka shkaktuar trauma tek e reja dhe shqetësim të thellë te nëna e saj.

Ajo tregoi në Top Channel se ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të mbyllej shkolla, më 8 qershor.

Nëna e shqetësuar tregoi se vajza e saj 17-vjeçare është dhunuar brutalisht nga tre bashkëmoshataret e saj brenda ambienteve të një banese në qytetin e Fierit.

Vajza ishte ftuar nga shoqet e saj me pretekstin për të sqaruar një bisedë, por takimi ka përfunduar në një akt të rëndë dhune fizike, ndërsa njëra prej tyre filmonte dhe nxiste agresionin.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit nga prindërit e 17-vjeçares një ditë pas episodit.

Megjithatë, sipas familjarëve dhe fqinjëve, institucionet nuk kanë reaguar me masat e duhura, çka ka bërë që rasti të rikthehet në vëmendje vetëm pas publikimit të videos.

Sipas të afërmve, e mitura me inicialet P.D. kishte ndërprerë shkollën për të ndjekur një kurs parukerie, me synimin për të siguruar një profesion.

Nëna e 17-vjeçares tha se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.

Ndërkohë, çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se tre vajzat të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë.

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga adoleshentet: Kam frikë për sigurinë e fëmijëve

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat.

Nëna e 17-vjeçares, me lot në sy shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.

Pamjet e publikuara në rrjetet, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë.

Zbuloni më tepër nga

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin