Shoqërimi me forcë i protestuesve para parlamentit, eurodeputetja Jutta Paulus: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme

Përplasjet ndodhën të martën para Kuvendit. Protestuesit u mblodhën gjatë zhvillimit të seancës plenare. Gjatë tubimit pati tensione mes protestuesve dhe policisë.

Eurodeputetja gjermane e të Gjelbërve, Jutta Paulus, ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Paulus ka deklaruar se “dhuna nuk është kurrë e pranueshme”. Në një prononcim për Politico, eurodeputetja tha se protesta, ku mori pjesë të hënën, ishte zhvilluar në një atmosferë paqësore, me pjesëmarrjen e shumë familjeve dhe fëmijëve. Lidhur me incidentet e së martës, ajo u shpreh se nuk ishte e pranishme, por nënvizoi se çdo formë dhune është e papranueshme.

Përplasjet ndodhën të martën para Kuvendit. Protestuesit u mblodhën gjatë zhvillimit të seancës plenare. Gjatë tubimit pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjashtë aktivistë u shoqëruan nga forcat e rendit.

Pas ndalimeve, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe duke akuzuar policinë për përdorim të dhunës. Në mbështetje të protestuesve kanë qenë në Tiranë edhe eurodeputetet Tineke Strik, Ilaria Salis dhe Anna Strolenberg.

Zbuloni më tepër nga

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin