Dyshime të forta për shkakun e vdekjes së aktores turke Ece Irtem

Ajo ishte kafshuar nga një majmun ne Tajlande vetem disa dite para vdekjes

Ajo ishte kafshuar nga një majmun ne Tajlande vetem disa dite para vdekjes

Një grua me flokë të errët dhe kaçurrela, e veshur me një kostum blu, po flet me seriozitet në një ambient modern.

Detaje tronditëse kanë dalë në pah pas vdekjes së parakohshme të aktores së njohur turke, Ece Irtem.

Aktorja 35-vjeçare kishte udhëtuar në Tajlandë vetëm një javë para se të ndërronte jetë.

Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo ishte kafshuar nga një majmun, duke pësuar tre plagë të dukshme në krahun e majtë.

Ky episod ka ngritur shqetësime serioze te familjarët dhe ekspertët mjekësorë pas humbjes së saj.

Pas paralajmërimeve të mjekëve se një kafshim i tillë mund të çojë në sepsis, një infeksion i rëndë i gjakut, avokati i aktores, Ugur Gokkoyun, ka paraqitur një kërkesë zyrtare në prokurori.

Përmes këtij veprimi ligjor, ai ka kërkuar nisjen e një hetimi të detajuar për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes infeksionit të mundshëm të shkaktuar nga kafshimi i majmunit dhe vdekjes së 35-vjeçares. /Telegrafi

Zbuloni më tepër nga

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin