Nga Mentor Kikia
Operacioni i fundit i SPAK-ut, qe ka arrestuar dhe shpallur ne kerkim nje ushtri trafikantesh droge, qe ne Shqiperi “shetisnin” si ndertues te medhenj, deshmon nje realitet te trishte.
-Vendi eshte nje lavatrice e parave te droges.
-Cmimet, kursi i kembimit valutor, dhe per pasoje kostoja jone e jeteses, jane ne dore te Mafias.
-Territori eshte tashme nen sulm nga paraja e poste, e cila shemb cdo pengese qe mund ti dale perpara.
Me e renda:
-Ekonomia jone eshte tashme e varur nga paraja e droges qe ushqen ndertimin. Ky sektor eshte punedhenesi me i madh sot, pas bujqesise. Ai eshte taksapaguesi me i madh dhe mban buxhetet e bashkive ne kembe.
Madje, nje ndalimim, hipotetikisht, i investimit te parave te pista, mund ta zhyste ekonomine ne nje krize, pasi njesoj si perdoruesi i varur nga droga, ekonomia jone eshte e varur nga parate e droges.
Por kjo duhet te ndodhe, sa me shpejt, per te cliruar se pari ekonomine nga konkurenca e pandershme prej parase se zeze.



