
Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për Raportin e Komisionit Evropian mbi Shqipërinë për vitin 2025, duke shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro–Nartë, i njohur edhe si Vjosë–Nartë. • Eurodeputetët u kërkuan autoriteteve shqiptare të shfuqizojnë ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda këtyre territoreve dhe dobësojnë mekanizmat e mbrojtjes mjedisore. • Në rezolutë kërkohet një moratorium i menjëhershëm për procedurat e reja të lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura dhe të garantohet përputhja e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës. • Parlamenti Evropian shprehu shqetësim edhe për Ligjin për Investimet Strategjike. • Sipas rezolutës, procedurat e përshpejtuara të lejeve dhe dobësimi i kontrollit mjedisor rrezikojnë të kenë pasoja negative në zonat e mbrojtura dhe territoret e tjera ekologjikisht të ndjeshme. • Edhe pse rezoluta nuk është juridikisht detyruese, ajo përbën një sinjal të fortë politik për Shqipërinë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. • Pas votimit të raportit për Shqipërinë, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cila tha se projekti në Zvërnec do të zhvillohet sipas standardeve mjedisore të Bashkimit Europian. • Në fund, Rama rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar rrugën e integrimit në BE. • Sipas kryeministrit, Parlamenti Europian ndau faktet nga ajo që ai e cilësoi si “stuhi dixhitale dizinformimi” lidhur me projektin që ka nxitur protesta javët e fundit.
Burimi: Dosja.al



