TRAGJEDI NË TURQI / TRT 1 NDËRPRET “TEŞKİLAT” – Çfarë po ndodh me serialin më të ndjekur?

Pas sulmeve të rënda në shkolla në Şanlıurfa dhe Kahramanmaraş, që tronditën gjithë Turqinë, TRT 1 ka marrë një vendim të papritur për programacionin.

Seriali rekordmen Teşkilat nuk u transmetua mbrëmjen e 19 prillit, duke u hequr nga skema dhe zëvendësuar me filmin “Muri i Madh i Kinës”. Ky ndryshim vjen si reflektim ndaj situatës së rëndë në vend.Ndërkohë, fansat kanë nisur menjëherë pyetjen: Kur do të rikthehet “Teşkilat”?
Burime pranë produksionit bëjnë me dije se seriali pritet të rikthehet shumë shpejt në ekran.Po ashtu, TRT ka pezulluar përkohësisht edhe dy produksione të tjera të suksesshme: “Gönül Dağı” dhe “Taşacak Bu Deniz”.