Mbretëresha e Natës

Cikli “Seriale Nostalgji”

Aktoret : Meryem Uzerli, Murat Yıldırım, Uğur Polat, Funda Eryiğit …

Mbretëresha e Natës është një lule e rrallë që e shfaq gjithë bukurinë e saj vetëm për një natë – dhe sipas legjendës, vetëm njerëzit me fat mund ta shohin atë. Është pikërisht në një natë të tillë që fillon historia e Selinës dhe Kartalit. Gjatë një udhëtimi në Francë, Kartali takon rastësisht Selinën dhe bie në dashuri me të që në shikimin e parë. Edhe pse kjo dashuri magjike duket se do të shuhet brenda një nate, historia që fillon në Francë do të bartet në Detin e Zi dhe më pas në Stamboll, duke sjellë me vete ngjarje dhe intriga të shumta.